Vushtrriasi humbi jetën nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, ka humbur jetën një person.

I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Viktima është vushtrriasi Mentor Merovci, i cili vdiq teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale.

Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo edhe:  Bie në pranga 37-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se vodhi konserva me peshk tuna në vlerë të rreth 180 eurove