Vushtrriasi, hero i ditës në Slloveni: Shpëton dy qytetarë nga mbytja pas vërshimeve
Shteti i Sllovenisë po përballet me vërshime të mëdha, që po lënë pasoja të mëdha.
Në mesin e shumë qytetarëve atje, një numër i madh i tyre vijnë edhe nga Kosova, shkruan Jepi zë.
Me këtë situatë u përballen edhe kosovarët, por njëri nga ta bëri një veprim heroik.
Endrit Kasumi nga qyteti i Vushtrrisë që punon si elektricistë në Lubljanë të Sllovenisë ka arritur t’i shpëtojë dy qytetarë slloven, ndërsa veprimi i tij është mirëpritur nga komuniteti ku ai jeton.
Kasumi ka kontaktuar “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka dërguar edhe pamje nga vërshimet e mëdha që kanë ndodhur në Slloveni.