Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor

Një burrë në Vushtrri, derisa po transportohej për në gjykatë, dyshohet se gjatë rrugës ka kanosur një zyrtar policor.

Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “kanosje”

“Viktima mashkull  kosovar- zyrtar policor, ka informuar se gjatë transportit me veturë të të dyshuarit mashkull  kosovar për në gjykatë, është kanosur nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Plaçkiten 3 shtëpi brenda natës në një fshat të Mitrovicës, banorët ndihen të frikësuar