Vuçiq pyetet për grupin terrorist: E njoh vetëm Milan Radojçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se Milan Radoiçiq, është udhëheqës i grupit kriminal që bëri sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Pyetjes së gazetarit të RTS-së, Gorislav Papiq: “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, që komandojnë ata njerëz nga Kosova, a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, si i hutuar, u përgjigj:

“Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin”, tha Vuçiq.

“A i komandon ai?” u pyet nga gazetari.

“Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”, është përgjigjur Vuçiq, shkruan Danas.

Lexo edhe:  Tjetër kërkesë nga amerikanët, Hill: Shtyjeni vendimin për targat për të paktën 1 vit