Vuçiq nervoz që Turqia i shiti dronë Kosovës: S’i duam Bayraktarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Turqia ia ka shitur Kosovës disa dronë ”bayraktarë“.

Vuçiq ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po furnizohen nga Turqia.

“Turqit u kanë dhënë mjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, bajraktarë, obusa, këto janë të gjitha që i ka FSK-ja. Ata kanë optikë termike, me rreze të gjatë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi mjete adekuate nëse populli ynë kërcënohet”, ka deklaruar Vuçiqi,

Për këtë, ai thotë se nuk do të bashkëpunojnë me Turqinë për sa i përket blerjes së këtyre dronëve.

“FSK-ja nuk duhet të ekzistojë, por atyre, Perëndimit dhe Turqisë, nuk u intereson shumë. Më fort u intereson atyre për të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare janë ata, ky është ligji i më të fortëve. Prishtina po krijon ushtrinë e saj, e cila nuk guxon të ekzistojë dhe e arsyetojnë duke thënë se Kosova është e pavarur, sepse të gjithë e kanë njohur, me të drejtën e më të fortit, të nxjerrë nga agresioni ilegal kundër RFJ-së”, ka deklaruar Vuçiq teksa propagandoi.

Lexo edhe:  Instagram dhe Facebook me pagesë brenda muajit, njofton Meta