Vuçiq në panik total, e përmend Adem Jasharin

Në konferencën e tij për media, presidenti serb përveç që viktimizua, bëri edhe disa krahasime të paqëndrushme.
Ai u kthye mbrapa në histori dhe përmendi një rast në Maqedoni të Veriut dhe një tjetër iu kthye luftës së fundit në Kosovë. “Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë arritur biseda dhe marrëveshje, ndërkaq sot kanë thënë vritni të gjithë. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste. Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë dhe të dimë se ç’është ajo që mendojnë për ne. Keni dëgjuar sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi”, tha ai. Zhvillimet e sotme në veri erdhën si rezultat ku mëngjesin e hershëm një grup kriminal e terrorist që ishin të pozicionuar në Manastirin e fshatat Banjskë, vranë policin e Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagosën policin tjetër Alban Rashiti. Pas kësaj policia e Kosovës ndërmorri aksion për të asgjësuar kriminelët, dhe në at pjesë të vendit tani më e ka asgjësuar këtë grup, disa janë të vrarë, disa të arrestuar, ndërsa pjesa më e madhe kanë ikur maleve.
Lexo edhe:  Ishin duke punuar, dy persona mbesin të lënduar në fshatin Koretishtë të Gjilanit