Policia publikon foto nga aksioni në Banjskë, çka kishin serbët sulmues

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tashmë e ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës.

Ata thanë se kanë arrestuar edhe një sulmues tjetër i cili ishte i uniformuar dhe i armatosur rëndë.

Nga policia ritheksuan se 3 sulmues janë të vrarë dhe disa të tjerë të arrestuar.

Organet e rendit poashtu thanë se në orët e mbrëmjes intensiteti i sulmeve ka rënë.

Ndërsa në afërsi të Manastirit ata thanë se janë gjetur armatime të shumta.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:  Pamje pas aksidentit të tmerrshëm në Prishtinë ku u lënduan 8 persona - demolohet semafori e anësoret