Vuçiq në panik, Kosova po bëhet me drona Bayraktar – presidenti serb paralajmëron Turqinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar të martën se furnizimi me dron luftarak “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me Turqinë.
“Kur turqit thonë se do t’ia japin ‘Bayraktarin’ Prishtinës, nuk është lajm as i lehtë dhe as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Vuçiqi ka thënë se për këtë Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të mirëpërgatitur, një skuadër luftarake për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.
“Përveç kësaj nuk kanë të drejtë të armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, nënvizoi ai.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka konfirmuar sot [e martë] se Kosova po zhvillon punime për blerjen e dronëve “Bayraktar” që prodhohen nga Turqia.