Vritet një person në parkingun e një qendre tregtare në Shkup

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në parkingun e qendrës tregtare “Mavrovasja”, në Shkup, për motive akoma të panjohura.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur jashtë makinës të së ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.

Ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqjen e trupit, derisa është konfirmuar vdekja e viktimës, raportojnë mediat atje.

Pritet që autoritetet më vonë të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçe, Rexhep Rexhepi - burri që iu mbijetoi 24 plagëve të luftës