Vritet në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare.
Siç mëson klankosova.tv, ekskluzivisht, trupin e viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore L151.
Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja.
Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje.