Babai në Prishtinë në hall nga vajza e tij, e denoncon për dhunë në familje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Sinjali mëson se 60-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija ushtron dhunë psikike ndaj tij, teksa së fundi ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ajo do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Sveçla për protestën e NJSI-së: Të ardhurat mujore i kanë mbi 2.200 euro