Vrasje në tentativë në Prishtinë – tre të dyshuar u lënduan nga thika

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën Sokol Sopi në Prishtinë rreth orës 18:30.

Më 13.07.2024 janë arrestuar pesë të dyshuar, pasi që ishin rrahur në mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë.

Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike ditën e mërkure