‘Vrasje me qëllim hakmarrjen’, ky është i dyshuari që e goditi për vdekje një person në Pejë

Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari i cili fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, tashmë është arrestuar.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Sergio Jonuzi nga Elbasani.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.

Lexo edhe:  Reperi Azet gjobitet nga shteti i Kosovës, i gjenden mbi 18 mijë euro në çantë