Vrasje e rëndë në tentativë në Drenas, përdoret edhe arma e zjarrit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku si pasojë e një mosmarrëveshje mes katër personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.
Nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasi i nështrohet procedurave hetimore dhe i njëjti do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.