Vrasja që tronditi vendin, mësohet çka gjeti policia në shtëpinë e të dyshuarit në Malishevë

Të premten ka ndodhur një vrasje në Malishevë, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje një nipi ka vrarë axhën e tij.

Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është arrestuar menjëherë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  “Femra të fëlliqura”, Ish-konkurentja e BBVA shpërthen me tone të ashpra