Vrasja që tronditi Malishevën: 4 persona arrestohen si të dyshuar

Katër persona janë arrestuar, si të dyshuar për vrasjen në fshatin Balincë të Malishevës.
Këtë për lajminet e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij.  Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  Mjeku kosovar reagon ashpër ndaj Gërvallës: Çdo i dyti mjek ka vlerë dhjetë herë më shumë se ky i keqrruari