Ky është shoferi që humbi jetën tragjikisht sot te ‘Kroi i Mbretit’

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetëaksidenti të rëndë në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur ‘Kroi i Mbretit’. Viktima fillimisht ishte i lënduar rëndë dhe i njëjti s’ka arritur që të mbijetojë plagët e marra, duke arritur kështu pa shenja jete në spital.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Nuhi Mazreku, 58-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe si rrjedhojë shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrokullisur.

Lexo edhe:  Dhunohet seksualisht një vajzë në një motel në Lipjan, babai i 16-vjeçares denoncon rastin në Polici