Vrasja në Malishevë, viktima dhe dorasi ishin kolegë pune

Janë bërë afro 4 orë nga vrasja që tronditi sot Malishevën. Isuf Zogaj dyshohet se e ka vrarë shokun e tij, Avni Basha për motive ende të panjohura.

Zogaj e ka ekzekutuar në veturë Bashën në udhëkryqin në Banjë në Banjë të Malishevës, për tu dorëzuar më pas në Polici.

Dorasi dhe viktima ishin kolegë pune në një kompani private ku punonin të dy si bagerist. Në disa foto të siguruara nga Indeksonline shihen Zogaj e Basha në vendin e punës si dy-ish kolegë.
Lexo edhe:  Rubin kthehet prapa: E dija që Hill s’ishte miqësor ndaj Thaçit, e dija se do jepte komente negative për të tek senatori Doll