Vrasja në “Bon Vivant”, Andi “italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Andi Pajazitit, “italianit”, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Ai është i dyshuar për vrasjen e ndodhur më datën 4 gusht 2023 në lokaline njohur “Bon Vivant” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore Mirlinda Gashi.

Gashi tha se Pajazitit iu vazhdua paraburgimi deri më 4 maj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04.03.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A.P iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. Masa e paraburgimit të njëjtit i llogaritet prej datës 05.03.2024 deri me datën 04.05.2024”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Emri i shoferit të arrestuar që po dyshohet se goditi prokuroren në Pejë