Vr*asja e policit serb: A rrezikohen mërgimtarët kosovarë që kalojnë nëpër Serbi?

Autoritetet serbe, përgjegjës për  vrasjen policit serb e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.

Është raportuar se i dyshuari ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Artani në një lidhje direkte në media ku tha se gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në Gjermani, dhe se vëllai i tij, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani. Aty, Artani thotë se Fatoni ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.

E tërë kjo situatë bëri që mërgimtarëve të ju kërkohet të mos kalojnë nëpër Serbi, pasi situata mund të tensionohet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apeloi te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Për anëtarët e Komisionit për Siguri në Kosovë si dhe njohësit e kësaj fushe thonë se një rast i tillë nuk do duhej të politizohej , dhe nuk do duhej të ndërlidhej me lëvizjen e mërgimtarëve që vijnë në atdhe përmes kalimit nga Serbia.

Berisha: Mërgimtarët të mos udhëtojnë kah Serbia, situata e tensionuar dhe e përshkallëzuar

Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb, nga i dyshuari kosovar, mërgimtarët nuk duhet të udhëtojnë kah Serbia.

Sipas tij, situata është e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq.

“Pas rastit që ndodhi, vrasjes së policit serb, nuk ish dashtë shqiptarët të udhëtojnë kah Serbia sepse është situatë e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq”, tha ai.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim

Por se a mund të kenë probleme mërgimtarët që veçse kanë marrë rrugën për Kosovë nga Serbia, ai thotë se ka indikacione që mund të ketë probleme.

“Ka indikacione që mund të ketë komplikime për shqiptarët/mërgimtarët që kalojnë kah Sebia, pra mund të ketë probleme. Nuk duhet të harrohet që një bashkëatdhetar tonin e kanë vrarë në burg duke i rënë nga Serbia për shkakun që e ka pasur tatton me shqiponjë”, theksoi ai.

Por sipas Berishës një çështje e tillë nuk do duhej të politizohej.

“Nuk e di sa do të politizohet sepse këto çështjet e sigurisë janë shumë të ndishme dhe ka njerëz që e politizojnë ka të tjerë që janë më të vetëdijshëm dhe e dijnë që nuk do duhej të politizohej një rast i tillë”, tha ai për Front Online.

Berisha: Deklaratat e Qeverisë që të moskalohet nga Serbia i torturojnë psiqikisht mërgimtarët, një çështje e tillë nuk duhet të politizohet

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i dyshuari kosovar, nuk do duhej të politizohej në asnjë aspekt mes Kosovës e Serbisë.

“Një rasti i tillë nuk do duhej të ndërlidhej politikisht në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë aspak me zhvillimet politike mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas deputetit Berisha thirrja e Qeverisë për mërgimtarët që të mos kalojnë kah Serbia i bënë ata me konfuzitet dhe i torturon piqikisht.

“Qeveria e Kosovës nuk do duhej të bëjë këso thirrje e t’i qes qytetarët në konfuzitet, t’i torturoj psiqikisht. Me qenë ashtu, na pasi është vrarë polici ynë në Banjskë është dashur të gjithë qytetarët serb çka hyjnë këndej me i keqtrajtu, torturu apo arrestu. Lëvizja e mërgimtarëve nuk do duhej të ndërlidhej, dhe të kenë telashe edhe nëse kalojnë nga Serbia”, thotë ai.

Lexo edhe:  Marka e njohur botërore Louis Vuitton prodhon çantë me Flamurin e Shqipërisë, ky është çmimi marramendës

Ai thotë se Qeveria para se të bëjë deklarata të tilla, do duhej t’i lajmëronte shtetet e QUINT-it, ndërmjetsuesin e dialogut Lajçak dhe EULEX-in duke kërkuar ndërhyrjen e tyre që të mos ketë keqtrajtim të mërgimtarëve qe vijnë në atdhe.

“Qeveria duhet t’i bëjë thirrje EULEX-it që e ka marrëveshjen e ekstradimit të personave të përndjekur, të bisedojë me Beogradin dhe ta thërras menjëherë ndërmjetësin e dialogut Lajçak duke kërkuar ndërhyrjen e tyre të menjëhershme që të mos keqtrajtohen qytetarët të cilët vijnë nga Serbia për në atdhe. Poashtu duhet menjëherë të reagoj në Këshillin e Sigurimit, pastaj t’i njoftoj shtetet e QUINT-it”, theksoi ai për Front Online.

Njohësi i sigurisë: Kalimi i mërgimtarëve nëpër Serbi nuk mund të ketë probleme, vrasja nuk ishte e oranizuar

Njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë për “Front Online” se vrasje e policit serb, siç po pretendohet që autori të jetë kosovar, të paraqes shqetësim për mërgimtarët që kalojnë përmes Serbisë

“Ne përmes mediave dhe përmes deklaratave të zvkryeministrit serb Ivica Daçiq u deklarua se kemi të bëjmë me një vrasje të një polici në territorin e Serbisë.Përderisa nuk kemi një version zyrtar ku do të identifikohet kryersi i kësaj vrasje, nuk besoj se mund të paraqitet ndonjë shqetësim lidhur me mërgimtarët tanë të cilët vijnë në Kosovë përmes Serbisë”, tha ai.

Islami thotë se nuk ka si të paraqes problem kalimi i tyre nëpërmjet Serbisë derisa nuk ka version zyrtar dhe të identifikohet vrasësi i policit. Ai thotë se ky është rast i izoluar dhe nuk kemi të bëjmë me vrasje të organizuar apo strukturuar.

“Thirrja e MPJ se mërgimtarët duhet të kenë kujdes gjatë kalimit nëpërmjet Serbisë, unë nuk pres që të ketë ndonjë implikim në kë rast. Kjo ngase është rast i izoluar pra nuk është rast i organizuar dhe i strukturuar ngase individët mund të kenë, qoftë shqiptar shoqftë të nacionaliteteve tjera, ndonjë vrasje ose vepër më të rëndë penale”, deklaroi tutje ai.

Lexo edhe:  “Pse ma bone me dorë”, i mituri në Gjakovë rrah një shofer

Në fund, Islami nuk pres përshkallëzim të situatës. “Nuk pres që ky rast të paraqes ose përshkallëzoj situatën, apo edhe të maltretohen mërgimtarët tanë të cilët do të vjnë përmes Serbisë” , tha ai për Front Online.

-Gjatë ditës së sotme, lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta nga nivele të ndryshme në vend.

Për këtë vrasje u pyet edhe kryeministri Albin Kurti i cila tha se po grumbullojnë informacione dhe se pret që kjo çështje të mos politizohet.

Poashtu ishte edhe babai i Faton dhe Artan Hajrizit i cili i prononcua për medie ku tha se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, që nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai për medie.

Disa orë pas kryerjes së këtij rasti, u raportua nga mediet serbe se është arrestuar shoferi i veturës nga i cili u qëlluan policët në afërsi të Loznicës.

“Shoferi i veturës nga i cili është qëlluar është ndaluar deri në 48 orë nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz, ka thënë për Tanjug nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac”.

Pas raportimit për arrestimin e shoferit, mediat në Bosnjë raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin. Kjo informatë thuhet se është mësuar jozyrtarisht nga Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS).