Vrasja e 19 vjeçarit që tronditi Vushtrrin: Si e arrestoi Policia bashkëmoshatarin e tij dhe çka i konfiskoi?

Mbrëmë qyteti i Vushtrrisë u tronditë nga një vrasje e një 19 vjeçari. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku ’, derisa i dyshuari poashtu 19 vjeçar, Bleon Dribrani u arrestua vetëm pak më vonë nga Policia.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.

Bleon Dibrani kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua nga Policia dhe iu konfiskua një armë pistoletë , derisa nga basitisja në shtëpinë e tij i ishte gjetur edhe një armë e gjatë me 5 fishek.

“Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë.

Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për veprën penale Vrasje e rëndë

Vushtrri 24 mars 2024

Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

Lexo edhe:  Nxehet keq Historiani: Hoxho, mos më prek në Komb se ta kërcas fëmijë temin me t’pasë – Ja si reagon hoxha

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.