Vrasësi hyri live në Instagram: Po pres ta mbush armën dhe të vazhdoj, kam më shumë njerëz për të vrarë

Nermin Sulejmanoviq, vrasësi nga Gradaçaci i Bosnjës, ka hyrë live në Instagram pas vrasjeve të tmerrshme që ka kryer sot, shkruan gazeta boshnjake Avaz.ba.

“Kam vrarë babë e bir. Zoti e di se si ata u përplasën me mua. Unë vrava një grua dhe dy armiq. Shpresoj se kam vrarë edhe policin. Fëmija është gjallë”, thotë ai në videon e publikuar.

“Po pres të mbush armën dhe të vazhdoj, kam më shumë njerëz për të vrarë” – shton ai në video.

Krahas regjistrimit, Sulejmanoviq publikonte vazhdimisht storie, si dhe publikoi edhe një foto ku shihej me gruan dhe foshnjën e tij, të cilën e hoqi dhe e zëvendësoi me një foto të tij vetëm me vogëlushen.

Menjëherë pas kësaj, mediat boshnjake raportuan se ai ishte vetëvrarë para policisë.

Sulejmanoviq, i cili ishte një trajner fitnesi, vrau gruan e tij dhe të paktën dy persona të tjerë të premten dhe postoi një video të vrasjes në Instagram.

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Deçan për dhunë në familje, rrahu dhe një police