“Ti don me provoku”, dalin pamjet e momentit kur sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi në protestën në Prizren

Në shesin “Shatërvan” në Prizren, aktualisht po mbahet marsh kundër DokuFest.

Marshi është thirrur nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha.

Në këtë protestë raportohet se është sulmuar gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani i mediumit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ti don me provoku, hajde largoju prej këtu”, dëgjohet një nga protestuesit në momentin kur gazetari Krasniqi sulmohet.

Në anën tjetër, imami ju bën thirrje protestuesve që të mos pengojnë punën e gazetarëve, teksa gazetari Krasniqi detyrohet të largohet.

Pamjet janë shkëputur nga video live e RTV Besa./Reporteri.net/

VIDEO

Lexo edhe:  Kapet hajni që hyri në shtëpinë e mërgimtarit, vodhi TV e mjete të punës – dërgohet në mbajtje