Vozitja e “çmendur” e këngëtares Popovci, Policia thotë se po e trajton rastin

Policia është duke e trajtuar rastin e këngëtares Fatlume Popovci, e cila ka publikuar një video duke vozitur 263 km/h.

Këngëtarja Fatlume Popovci në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video ku shihet duke vozitur me shpëjtësi të madhe.

E njëjta e ka çuar gazin deri në 263 km/h, teksa e ka xhiruar veten duke kryer këtë veprim.

Mbi videon e publikuar ka shkruar “më falni se për gut jam”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka thënë për Gazetën Sinjali se janë duke e trajtuar rastin.

“Policia e ka informatën, rasti është duke u trajtuar”.

Lexo edhe:  Mbi 10 automjete të KFOR-it arrijnë në Jarinje, sigurojnë kufirin e Kosovës