Vozitësit i merret patenta, voziti 192 km/h në rrugë magjistrale (VIDEO)

Një vozitës automjeti është kapur në radarin e policisë në magjistralën Prishtinë – Ferizaj, duke ngasur 192 kilometra në orë.

Vozitësit, që atë shpejtësi e zhvilloi në fshatin Prelez e ku shpëjtësia maksimale ishte 50 kilometra në orë, policia i mori lejen e qarkullimit, duke i dhënë edhe gjobë.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H (M/K) i moshës 25-vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, njofton policia.

Sipas policisë, shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkak.

Lexo edhe:  “Kobra”: Vëllai im nuk ishte në vendngjarje momentin kritik, erdhi pasi dikush i kishte thënë se më kanë vrarë