Vozitësi me targa serbe pa “sticker” endet lirshëm rrugëve të Prishtinës

Që nga 4 tetori i vitit 2021 ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë, marrëveshje kjo e cila parasheh mbulimin në targa të simboleve shtetërore të Serbisë si shenjë reciprociteti ndaj këtij shteti.

Pavarësisht përpikërisë së Policisë së Kosovës në muajt e parë të kësaj marrëveshje e cila nuk lejonte as edhe një veturë të futej apo të lëvizte rrugëve të Kosovës pa vendosjen e letrave ngjitëse mbi simbolet e lartë-cekura, duket se tashmë kur kanë kaluar dy vjet nga kjo marrëveshje intensiteti për kontrollim të tyre ka rënë.

Në pamjet e siguruara nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, një veturë me targa serbe u pa teksa lëvizte lirshëm sot në Veternik të Prishtinës.

Lexo edhe:  Legjenda e Rumanisë për Zhegrovën: Driblimet dhe loja me thembër nuk do të thonë asgjë në futboll