Vonesë në një qendër votimi në Prizren – kutia e votimit ndodhej ende në veturë

Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.

Por në disa prej tyre ka pasur edhe vonës, pra me kohë nuk është hapur edhe një qendër votimi në Prizren.

Në shtëpinë e kulturës në Prizren ka pasur një vonesë në nisjen e procesit të votimit atje.

Në orën 07:00 kur edhe ka filluar ky proces, kutia e votimit ishte ende në makinë.

Lexo edhe:  Studentët njoftohen për shërbimet në Mensë për vaktet e syfyrit dhe iftarit gjatë muajit të Ramazanit