Vogëlushja nga Prishtina dhuron flokët për fëmijët që vuajnë nga kanceri
Vogëlushja Andrra Haraçia me prejardhje nga Gjakova por që jeton në Prishtinë, ka dhuruar flokët e gjatë për fëmijët që vuajnë nga kanceri.
Për RTV Dukagjini, ajo tregoi se si ka arritur deri tek realizimi i këtij gjesti human.
‘Që nga viti 2020 kur kam parë që një vajzë i ka dhuruar flokët atëherë thash pse mos me bo edhe unë atë gjest të mirë edhe i kom tregu mamit edhe prej vitit 2020 si kom pre ma flokët për më i dhuru për fëmijët me sëmundjen e kancerit”, tha ajo.
Gjithashtu, pati një mesazh për të gjitha vajzat të cilat kanë mundësi t’i dhurojnë flokët nëse e kanë masën e duhur dhe ta bëjnë një fëmijë me sëmundjen e kancerit të lumtur.