Vogëlushja Amra Hasani nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë, i nevojiten 40.000 euro për transplantin e veshkës
Amra Hasani nga Vushtrria është diagnostifikuar me sëmundjen Insufficienca Renalis Chronica dhe ka nevojë për transplant të veshkës.
Për transplant në Turqi i duhen 40.000 euro.
Babai i saj, Besart Hasani ka kërkuar ndihmë për shërimin e Amrës tek njerëzit e vullnetit të mirë.
Postimi i plotë:
Të nderuar vëllezër dhe motra kudo që jeni,ju njoftojm se vajza jon Amra Hasani,ështe diagnostifikuar me Insufficienca Renalis Chronica jan demtuar të dy veshket dhe duhet transplant në Turqi URGJENT!!!
Momentalisht vajza jon ështe duke u trajtuar në Spitalin e pediatris Nerfologji në Prishtinë
Pas shumë konsultimeve me mjekët përgjegjës në Turqi, na kanë informuar që kosotoja per transplantin e veshkës kushton 40.000 euro.
Shpresat i kemi vetem te zoti i Plotfuqishëm,pastaj te njerzit e vullnetit të mirë.
Nr i xhirollogarisë : 2016000234759190, TEB BANK
IBAN Numer: XK052016000234759190
Numri kontaktus i prindit: Besart Hasani: +38349871521 / +38348871521.