Vjehrra rrah nusen 19-vjeçare dhe ikë – ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur vjehrrat me nuse futen në telashe.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua 41-vjeçare po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, të cilën e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që kishin mes vete.

Për pasojë, viktima 19-vjeçare ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka arritur të largohet nga shtëpia. Prej aty, ajo ka shkuar te prindërit e saj prej kur e ka denoncuar rastin dhe ka rrëfyer në Polici për atë që kishte ndodhur mes saj dhe vjehrrës.

Lexo edhe:  51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një me fatalitet ku u godit këmbësori 26-vjeçar