Gjakovari gjen 8,000 euro, i dorëzon në Polici

Një qytetar sot ka bërë një veprim të cilin Policia e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në stacionin policor.

Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. S. ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit dhe në të cilin kishte 8000 euro.

Parat e gjetura i janë kthyer pronarit, ka thënë PK-ja.

“Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë”, ka thënë Policia.

Lexo edhe:  Betohen deputetët e rinj të Listës Serbe