Vjehrra e denoncon dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj, plas sherri në familje

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë.

Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku viktimë është një 19-vjeçare.

Këtë herë, Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila e ka raportuar dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast viktima ka rrëfyer për dhunën fizike që ka përjetuar nga bashkëshorti.

Ky i fundit është shoqëruar në stacion policor po ashtu, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka deklaruar se problemet mes tyre kanë lindur si pasojë e ndërhyrjes së familjes së gruas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Lille përballë Juventuesit, mësohet vendimi i trajnerit për Zhegrovën