Vjehrra e denoncon dhëndrin në Polici, thotë se tentoi ta hedh nga kati i gjashtë

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë.

Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë.

Këtë herë, Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar dhëndrin, të cilin e ka akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka plasur pas një mosmarrëveshje mes tyre teksa ndodheshim në banesën ku ata jetojnë së bashku.

Bazuar në dëshminë e 58-vjeçares, bashkëshorti i vajzës së saj ka tentuar që ta hedh nga kati i gjashtë i banesës, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Sipas të njëjtave burime, burri i dyshuar e ka kërcënuar edhe një zyrtar policor, që e arrestoi, duke e futur sërish veten në telashe.

Ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim