Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Arifi, hajnat ‘avullojnë’ mbi 20 mijë euro

Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Llabjan të Novobërdë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Arifi, ku kanë demoluar dhomat dhe kanë arritur që të vjedhin para të gatshme.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, që e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur hiç më pak se mbi 20 mijë euro, të holla këto që kanë qenë të ndara në disa vende brenda shtëpisë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Ky është personazhi i Tik Tok-ut që shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares, sipas policisë