Vjedhje e rëndë në Prishtinë: Hajnat i hyjnë në banesë gjatë pushimeve – i vjedhin bizhuteri dhe armën me leje
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ku një qytetar ka njoftuar Policinë se persona të panjohur i kanë hyrë në banesë dhe i kanë marrë bizhuteri dhe një armë zjarri me leje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 23 korrik 2025, rreth orës 23:00, është pranuar informata për një vjedhje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Ankuesi, A.P., ka deklaruar se gjatë kohës sa ka qenë në pushime, persona të panjohur i kanë hyrë në banesë dhe nga aty kanë vjedhur: Bizhuteri në vlerë rreth 200 euro, Një armë zjarri me leje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.