Vjedhje e rëndë në një kafene në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari që vodhi shishe me alkool

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i vjedhjes ishte mëngjesin e djeshëm ishte kafeneja ‘Inside Caffe’ në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se një person dyshohet se ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke thyer xhamin e lokalit e më pas brenda tij ka vjedhur edhe shishe me pije alkoolike.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve të ndërmarra nga njësitë policore, ai është identifikuar dhe është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 41-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës