Vjedhja si në filma, në këtë gjendje u gjet vetura e plaçkitësve

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi të mërkurën suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.  

Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë të plagosur një polic. Ndonëse katër plaçkitësit ende nuk janë identifikuar, vetura e tyre është gjetur.

Sinjali mëson se automjeti me të cilin ata kanë arritur të arratisen, me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”, që sipas pamjeve duket të jetë e tipit “Chevrolet Cruze” u gjet në një bjeshkë.

Teksa së fundmi, mediat lokale kanë publikuar pamje të reja ku shihet automjeti në fjalë në stacionin policor të Suharekës.

Nga Policia e kanë konfirmuar se të akoma nuk është zbuluar identiteti i të dyshuarve, por hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre po vazhdojnë.

Gjithçka dyshohet se ndodhi para orës 16:00, kur të dyshuarit ia mësynë argjendarisë, e cila ndodhet në rrugën “Brigada 123”, zbritën nga një veturë, të maskuar e të armatosur dhe tronditën punëtorin që ndodhej brenda.

Hajnat po dyshohet se kanë lidhur me rrip punëtorin e argjendarisë dhe nisën t’i zbrazin raftet e mbushura me stoli të arit ashtu siç e kishin planifikuar, teksa njëri prej tyre po bënte roje jashtë lokalit me kallashnikov, duke i tmerruar qytetarët në pikë të ditës.

Lexo edhe:  Biznesmenët dhe ndërmarrës nga Mitrovica shkojnë në Umre në Arabinë Saudite