Vjedhja e një biçiklete shqetëson banorët në Pejë – Publikojnë pamjet e hajnit
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vjedhje në qytetin e Pejës. Banorët e një lagjeje atje kanë shprehur shqetësimin e tyre për vjedhjen e një biçiklete që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, shkruan Insajderi.
Banorët kanë dërguar videon e momentit të vjedhjes në faqen lokale “Peja” e cila i ka bërë publike videot.
Banoret thonë se janë të shqetësuar sepse vjedhja ka ndodhur ditën dhe vendi ku ka ndodhur është I frekuentuar shumë nga fëmijët e lagjes.
Për më shumë mund ta shihni momentin e vjedhjes së biçikletës: