Viktima që vdiq në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi” është grua, arrestohet shoferi i kamionit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar. Viktima, e cila nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve është një grua, e cila ishte pasagjere.

Sipas Policisë, e ndjera ishte pasagjere në veturën që u përfshi në aksident me një kamion.

“Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e  lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë“.

Tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar për

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.”, njoftoi Policia.

Lexo edhe:  Një bizismenit në Skenderaj hajnat ia vjedhin mbi 8 mijë euro nga vetura