Përgjakja e sërishme e Kavajës: baba sheh t’i vritet i biri para syve

Hakmarrja e një kuksiani ndaj vëllait të vrarë në sy të fëmijës së mitur.

Kavaja, një qytet me traditë paqeje, u trondit sërish nga një krim i rëndë. Babai në moshë të thyer pa t’i ekzekutojnë të birin me plumb në kokë teksa të dy po pinin kafe.

Viktima është Arian Gosa, vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, kuksian, me shkak shikimin vëngër ndaj njëri-tjetrit. Rexha u qëllua me thikë në sy të fëmijës së vogël të cilin e kishte përdore, duke qëlluar autorin, ku të dy më pas ndërruan jetë.

Mësohet se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Për të është vënë dhe një shpërblim.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10. 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”,thuhet në njoftimi ne policisë.

Kujtojmë se vëllezërit Arian dhe Armand Gosa, tashmë në atë botë, masakruan me thika një të ri. Viktimë e tyre ishte Gentjan Gjuzi, babai i dy fëmijëve, 41-vjeç. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në 2012-ën. Që të dy duhet të ishin në burg, të dy ishin të lirë, tashmë të dy janë të vdekur.

Lexo edhe:  Vdes në moshë të re Florim Shala nga Skënderaj, lë pas 4 fëmijë dhe gruan