Viktima e aksidentit të sotëm është një 33-vjeçar, Policia jep detaje

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sot rreth orës 10:40 në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë me dije për Gazetën Sinjali se viktima është një burrë 33-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli me ekipin mjekësor të Emergjencës në vendin e ngjarjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, tha Osmani.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani

Lexo edhe:  Qytetari serb, Policisë: S’keni të drejtë të vini, mos t’ju shoh këtu