Video nga lufta: Aksion i madh i Kadri Veselit për të shpëtuar të plagosurit dhe civilët në fshatrat e Drenicës

Gazmend Elshani ka publikuar pamje të rralla nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe angazhimit të pjesëtarëve të kësaj ushtrie më 8 prill të vitit 1999 në Baicë, Zonë Operative e Drenicës.

Në këtë datë kishte filluar ofensiva e forcave të armikut në drejtim të lagjeve të fshatit Baicë dhe fshatrave përreth, gjë që kishte detyruar civilët të nisen në drejtim të “grykës së Ramadanëve” për të shpëtuar, shkruan lajmi.net.

Ai ka folur edhe për angazhimin e Kadri Veselit, i cili shihet edhe në pamje, si dhe kontaktin e tij me NATO-n, të cilët i ndihmuan në momentin kur ishin bllokuar në mal dhe po bombardoheshin nga forcat e armikut.

Elshani ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së ishin pozicionuar përreth malit, ndërsa disa prej tyre ishin angazhuar për të ndihmuar të plagosurit nga sulmet.

“Nga granatimet në një afersi me neve u vranë disa civil dhe mbetën të plagosur disa tjerë. Tensioni rritej tek të gjithë ne, pasi siç dukej rrugëdalja ishte e vështirë. Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kishin një telefon satelitor si duket kontaktuan me dikë nga NATO. Ata than se pritet shpejtë të vijnë avion të NATO-s ti bombardonë forcat armike rreth neve, ishte lajmë i pabesuar, për të gjithë, edhe unë mendova që vetëm po na japin shpresë. Por të gjithë prisnin dhe luteshin që ky lajmë të jetë i vërtet. Ashtu edhe ndodhi, pas 20-30 min, erdhën dy avion të NATO-s, dhe filluan ti bombardojnë caqet serbe në Orllat, Abri, Likovc dhe Terdevc. Shumë shpejt forcat armike u shpartalluan, dhjetra ushtar të armikut me automjetet e tyre mbeten të vdekur vetëm në Terdevc, por sigurisht humbjet e tyre ishin të mëdha edhe në Orllat dhe Abri e Likovc”, ka deklaruar Elshani.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa energji elektrike

VIDEO KETU