Veturës zyrtare i ngutet me mëngjes, “fluturon” në autostradë

Një veturë zyrtare është filmuar teksa po voziste mbi 150km/h në autostradë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8, saktësisht në Bllacë të Suharekës.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet thyerja e rregullave nga vetura zyrtare me targa “4Z-242-02” e cila është e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në këtë rrugë shpejtësia maksimale e vozitjes është 120-130 kilometra në orë.

Lexo edhe:  Vrasja në oborrin e shkollës në Hajvali, 20 vjet burgim për të akuzuarin