Haxhiu: Me Kurtin po legjitimohet ‘Zajednica’ për të cilën u derdh gjak

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

“Me pranu ZAJEDNICËN kundër të cilës potestonte Albini dhe LVV, nuk ka pasë nevojë të tensionohet situata në Veri e të vijë deri të vrasja e Afrim Bunjakut dhe plagosja e disa policëve tjerë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Albin Kurti vendimi për targa e ka harru dhe ZAJEDNICËN deri me 5 Nëntor ka me pranu”.

Sipas Haxhiut, me Kurti po legjitimohet Zajednica për cfarë edhe është derdhur gjak.

“Me Albin Kurtin në Qeveri po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e së cilës u derdh edhe gjak”.

Lexo edhe:  Policia jep detaje nga aksidenti ku humbi jetën i riu nga Gjilani