Veturat e mërgimtarëve përplasen rëndë në Deçan – publikohen pamjet

Mëngjesin e sotëm, dy vetura me targa të huaja, janë aksidentuar mes vete në Lëbushë të Deçanit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 08:00 policia është njoiftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi.

Lexo edhe:  E rëndë: 25-vjeçari në Drenas humb jetën tragjikisht pasi rrëzohet nga rimorkio