Vetura që u dogj mbrëmë pranë QKUK-së ishte zyrtare, i takonte MSh-së

Paparaci mbrëmë transmetoi raportimet e medieve vendore lidhur me djegien e një veture pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Megjithatë, nga pamjet e siguruara po nga redaksia jonë shihet se nuk u dogj vetëm një veturë.

Dy sosh të tilla kanë marrë flakë, ani pse jo tërësisht, pasi intervenimi i autoriteteve duket të ketë qenë i shpejtë.

Siç edhe mund ta shihni në fotot e mëposhtme, njëra nga këto vetura i takonte Ministrisë së Shëndetësisë.

Pamje:

Lexo edhe:  Rita Ora: Jam shqiptare krenare, flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte serb