Vetura me targa 02 rrotullohet në hyrje të Vushtrrisë

Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

“Jepi zë” ka arritur të sigurojë foto nga momenti i rrokullisjes së veturës.

Automjeti është i tipit Audi, ndërsa targat sipas dëshmitarëve ka qenë 02.

Sipas raportuesit nga vendi i ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë dalur nga vetura.

Deri në këtë moment as Policia e Kosovës nuk ka dalur në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kishte kryer vrasje, shqiptari kapet pas 24 viteve