Vetura me kamion aksidentohen mes vete në Skënderaj

Është shkaktuar në fshatin Çubrel të Skënderajt një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 16:00.

Si pasojë, lëndime ka pësuar pasagjeri i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Halil Kastrati jep lajmin e madh: Në fund të vitit në Vushtrri inagurohet objekti i qëndrimit ditor për të moshuar