Vetura luksoze shqiptare ILLIRYAN TSX zbarkon në Drenicë

Makina milionshe, ILLIRYAN TSX ka zbarkuar në Drenicë.

Ideatori i makinës së parë shqiptare, Qendrim Thaqi, ka mbajtur premtimin e dhënë gjyshit të tij dhe ka dërguar veturën ne vendlindjen e tij, në Llapushnik të Drenasit.

Ai për IndeksOnline thotë se gjyshi i tij ka qenë ai që e ka nxitur për të berë ketë veturë dhe tani e ka realizuar amanetin e tij.

Thaçi ka thënë se kjo ka qenë ëndrra e tij më e madhe, prezantimi i kësaj veture, fillimisht në Itali, pastaj edhe në Kosovë dhe se nuk ka pritur që të ketë kaq shumë njerëz në prezantimin e makinës.

Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij:

Lexo edhe:  Babai me vajzën shkuan për të prishur martesën, plas dhuna mes miqve