Vetura godet një këmbësor në Arllat të Drenasit, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe pak më parë në fshatin Arllat të Drenasit, ku sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, vetura ka goditur një djalë të moshës 20-vjeçare.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se këmbësori ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa shoferi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:40  kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  ”Kryeministër, mos na shitë po***ë të ftohta”, deputeti Dehari shpërndanë një status ku kritikues ndaj Kurtit